12 Maj 2024

Facebook nuk pati suksesin e pritur në bursë

New York, 21 maj - Të shtunën filluan të shkëmbehen për herë të parë në bursë edhe aksionet e Facebook-ut.

Çmimi fillestar i aksioneve ishte caktuar 38 dollarë.

Me këtë çmim vlera e firmës Facebook arrin në 104 miliardë dollarë, duke u bërë një prej firmave me vlerën më të lartë në Amerikë.

Por nuk pati suksesin e pritur në bursë.

Madje për një moment pati një tendencë rënieje të aksioneve dhe bankat që drejtonin kërkesën u detyruan të ndërhyjnë.

Sipas analistëve, Facebook-u, është firma më e madhe e të ashtuquajturave "media sociale" me 900 milionë përdorues.

Në të kaluarën, aksionet e firmave të njohura teknologjike kanë pësuar rënie pas ditëve të para, por ka pasur edhe raste të veçanta kur disa firma kanë pasur rritje që në fillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)