01 Maj 2024

Facebook nga 30 mars gjithçka do të jetë me Timeline

New York, 1 mars - Duke nisur  nga data 30 mars 2012, të gjitha faqet në Facebook do të kenë Timelin-in e tyre.

Jo vetëm faqet (profilet) personale, por dhe faqet e tjera, si ato të ndërmarrjeve ashtu dhe “fan page-et” do të kenë modulin e ri të Timeline që nga reagimet e përdoruesve nuk parapëlqehet madje shumë kërkojnë që ta zhdukin nga profilet e tyre.

Ka qenë Facebook që e ka paraqitur këtë njoftim duke ua dërguar administratorëve përkatës të faqeve me formulimin e mëtejshëm:

\"Më 30 mars 2012, të gjitha faqet në Facebook do të kenë dizajnin e ri. Kthejeni që tani faqen tuaj për të parë se çfarë ndryshimi do të pësojë së bashku me funksionalitetet e saj\".

Ndryshimi faktikisht konsiston më shumë në aspektin e dizajnit dhe në atë të funksioneve që mbart.

Timeline, duhet thënë se tashmë është pjesë e shumë përdoruesve, ku një ndër ndryshimet kryesore që mbart është, se krahas fotos klasike të profilit është shtuar dhe një fotografi tjetër më e madhe për sfondin e cdo profili dhe fanpage.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)