06 Maj 2024

Facebook ndryshon paraqitjen e fotove

New York, 9 shkurt - Rrjeti social Facebook është shumë i vëmendshëm ndaj paraqitjes së tij grafike. Për ta bërë sa më dinamike faqen, rrejti ndërron shpesh aplikacione duke sjellë versione të reja të prezantimit të elementëve të saj.

Gjatë natës duke hyrë e mërkura ka hyrë në përdorim një version i ri i paraqitjes së fotot, ose siç njihet me gjuhën teknike, “photo viewer”.

Me version e ri fotoja ndodhet në krahun e majtë të përdoruesit, ndërsa të gjitha komentet do të shfaqen në krahun e djathë, duke i eliminuar ato plotësisht nga pjesa poshtë e faqes.

E gjitha kjo ndërhyrje që është aplikuar edhe më parë si provë, tashmë do të jetë e vlefshme për të gjitha fotot që shihni.

Vendimi është marrë, pasi ekspertët e Facebook kanë thënë se prezantimi i fotove në këtë formë disa ditë më parë është pëlqyer nga njerëzit.

Por veç kësaj në krah të fotos do të dalin dhe njoftime që tregojnë për numrin e komenteve dhe për të rejat e fundit që miqtë mund të kenë lënë në të.

Gjatë mbrëmjes së mërkurë dhe ditës së enjte pritet që “photo viewer” të aplikohet tek të 845 milionë përdoruesit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)