03 Maj 2024

Facebook, mund të listoni dhe interesat e secilit

New York, 13 mars - Pas listave të miqve dhe ndarjes të familjarëve duke i grupuar më vete, rrjeti social Facebook vjen me një tjetër risi.

Tashmë mund të listoni dhe interesat tuaja. Është një mënyrë për të organizuar interesat dhe gjërat që preferoni më shumë në rrjetin social.

Përdoruesit mund të nënshkruhen në lisat e ndryshme të interesave, siç janë; sporti, kultura, arti, por edhe shumë të tjerë.

Listat mund të jenë publike dhe private, por një tjetër aplikacion është se çdo kush nga përdoruesit mund të bëjë një listë të vetën, duke futur në të dhe miqtë.

Sipas drejtuesve të rrjetit social funksionet e reja të Facebook do të aplikohen brenda javëve të ardhshme, duke shtuar në këtë mënyrë dhe risitë që ofron rrjeti më i famshëm social në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)