07 Maj 2025

Facebook me pamje të re

New York, 7 mars - Facebook ka prezantuar sot ndryshime të konsiderueshme në atë që quhet “News Feed” apo faqja e parë  që përdoruesit shohin kur hyjnë në rrjetin social.

Vetë themeluesi i Facebook, Marc Zuckerberg duke prezantuar të rejat e përshkroi “News Feed” si një “gazetë” personale, e cila i lejon përdoruesit të zgjedhin temat për të cilat janë të interesuar. Imazhet dhe artikujt janë në përmasa më të mëdha, duke e bërë më të lehtë shikimin për ekranet e celularëve.

Tashmë përdoruesit do të kenë mundësinë të zgjedhin disa tema kryesore ne faqen e tyre te pare, një për muzikën, një për fotot, një për publikimet, showbiz apo firmat e veshjeve.

Kjo e fundit është përmirësuar pas ankesave të reklamuesve se ndjekësit e tyre e kanë të vështirë të shohin çdo postim që ata bëjnë.

Në këtë model i është dhënë shumë përparësi fotografisë. Sipas Zuckerberg, gjysmën e postimeve në faqen e parë do t’i zënë fotografitë, ndryshe nga përpara kur kjo zinte vetëm 25% të faqes së parë.

Facebook ka bërë me dije se ndryshimet do të implementohen menjëherë në PC, ndërsa më vonë edhe në versionet e celularëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)