02 Maj 2024

Facebook ka shtuar 60 aplikacione të reja

New York, 19 janar - Facebook ka shtuar morinë e aplikacioneve me 60 të reja. KËto aplikacione kanë të bëjnë me Timeline, dhe lejojnë përdorurit e rrjetit social që të dëgjojnë muzikë, të shohin film dhe të blejnë makinë nëpërmjet faqes.

Seti i ri i programeve i jep një profil të ri Facebook-ut duke bërë që në një faqe të vetme njerëzit të marrin shumë shërbime.

“Pëlqej” do ti shtohen veprime e folje të reja si “ Dëgjon”, “Gatuan”, “Vrapon” e çdo mundësi tjetër që një programues do të krijojë. Një mënyrë për ta bërë më social çdo aspekt të jetës, duke e ndarë automatikisht me të gjithë miqtë.

“Vizioni ynë për ditarin dhe platformën e aplikacioneve, është që çdo gjë ju doni të tregoni mbi ju, të mund ta shtoni te ditari juaj”, ka thënë Carl Sjogreen, drejtor i prodhimeve Facebook, në konferencën e prezantimit, dhe pastaj një thirrje për programuesit: “Mesazhi ynë është ndizni motorët”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)