13 Maj 2024

Facebook do të blej edhe Nokia-n

New York, 1 qershor - Ekspertët tashmë e japin si një lajm të sigurt, por për momentin akordi mes Facebook dhe Nokias mbetet sekret në pritje për t’u shpallur publikisht.

Faktikisht me sa duket pas debutimit në bursë dhe lançimit të smartphone Buffy, rrjeti social më i famshëm në mbarë botën, Facebook, ka arritur të blejë kolosin finlandez të telefonave celularë.

Shumë herë Zuckerberg e kishte deklaruar se e ardhmja e biznesit të tij do të përfundonte tek celularët.

Diçka e tillë e shpjegon mjaft qartë blerjen e Nokias, gjë që do të përshpejtojë kohën e lançimit në treg të një smartphone Facebook.

Faktikisht Nokia mund të japë një suport shumë të madh në drejtim të rrjetit social, duke përmendur këtu dhe anën e programeve, me sistemin operativ Symbian, që është krijuar pikërisht nga kompania finlandeze. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)