13 Maj 2024

Facebook blen shfletuesin Opera

New York, 26 maj - Pas hyrjes në berzë gjatë këtij muaji, Facebook nuk ka humbur aspak kohë për të zgjeruar perandorinë e saj, pasi që menjëherë ka blerë shërbimin e dhuratave mobile – Karma, si dhe ka lansuar aplikacionin e ri mobil për fotografi, Facebook Camera.

Tani, fjalët e fundit lidhur me rrjetin social thonë se Facebook është duke synuar të blejë shfletuesin e famshëm Opera, për të konkurruar me Google, Mozilla dhe rivalët e tjerë të cilët kanë ndonjë pjesë të tregut.

Sipas një burimi të informacionit, Opera Software ka folur me Pocket Lint, dhe bazuar në deklaratat e tyre shfletuesi është duke kërkuar një blerës për biznesin e saj, dhe madje thuhet se për këtë qëllim ka ngrirë punësimet e reja në kompani.

Në anën tjetër, Facebook nuk është duke kursyer për tu zgjeruar në treg, duke u shndërruar në një adresë e rëndomtë e blerjes së bizneseve të reja, të cilat sjellin shërbime të reja për përdoruesit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)