08 Maj 2024

Facebook aplikon "Timeline"

New York, 23 shtator - Mark Zuckerberg është tani në skenën qendrore të Konferencës së Zhvilluesve të Facebook f8 dhe në mes tjerash deri tani ai ka prezantuar një veçori të re të quajtur Facebook Timeline.

Kjo veçori i re do të ndryshojë tërësisht pamjen e Facebook me disa detaje të reja dhe më të pastra, ku tërë tregimet tuaja do të ndahen në bazë të ditëve, javëve, muajve e viteve dhe kësisoj ju do të mund të shikoni një retrospektivë të gjërave tuaja në Facebook deri në ditën zero prej kur ju keni bashkuar rrjetit. “Tregimi i jetës suaj” shtoi Zuckerberg.

E tërë jeta juaj në Facebook do të jetë e kondensuar vetëm në një faqe dhe gjersa ju lëvizni në Timeline ju do të shihni disa prej momenteve më të rëndësishme.

Në mënyrë që të navigoni prej një viti në vit, në anën e djathtë është një hapësirë që ju mundëson të zgjidhni cilin vit që dëshironi të shikoni. Më pas do të tregohen postimet më të rëndësishme të bëra prej jush.

Një gjë tjetër është edhe prania e një fotografie të madhe në profilin e përdoruesit që praktikisht do të shërbejë si një pasqyrë për të treguar se kush është. Kjo fotografi mund të ndryshohet me lehtësi kurdo që dëshiron përdoruesi.

Mike Butcher në Twitter e ka quajtur Timeline’in një lloj mbytjeje të privatësisë, dhe mendim të ngjashëm kanë ndarë edhe disa njohës tjerë të mirë të industrisë, por në vazhdim të prezantimit Zuckerberg është shprehur se privatësia do të mund të rregullohet me disa hapa shumë të lehtë për përdoruesin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)