18 Maj 2024

Fabrika tajvaneze nis prodhimin e iPhone 5-ës

Taipei, 24 korrik - Një fabrikë në Tajvan ka filluar prodhimin e përbërësve të shumëpritur iPhone 5 të gjigantit të teknologjisë Apple, që pritet të dalë në shitje këtë vjeshtë.

Pegatron-i, një prej furnitorëve të zakonshëm të apple-it\">Apple-it, ka nisur tashmë prodhimin e telefonit të ri, bëhet e ditur sipas DigiTimes.

Prodhuesi do të punojë gjithashtu për një iPad më të vogël këtë vit.

Detajet e aparatit të ardhshëm janë të pakta, megjithatë pritet të ketë një ekran më të madh se iPhone-i aktual.

Sipas krokodili.com, iPhone-i i ri do të ketë një ekran edhe më të hollë falë përparime në prodhimin LCD, bëjnë me dije raporte të ndryshme.

Pajisja më e fundit e apple-it\">Apple-it do të ndërthurë “teknologjinë in-cell”, që ka sensorë me prekje në ekran në vend të një shtrese tjetër sipër siç është tani.

iPhone 5, celulari i brezit të ardhshëm të apple-it\">Apple-it pritet të dalë në shitje rreth tetorit, s’do të lidhet me aksesore të tillë siç janë bokset dhe karikuesit që formojnë ekosistemin e iPod-ëve, iPad-ëve dhe iPhone-ëve, pa një adaptor.

Apple ende nuk iu është përgjigjur këtyre raportimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)