09 Maj 2024

ESK thellon bashkëpunimin me Eurostat-in

Prishtinë, 20 shtator - Në saje të thellimit të bashkëpunimit në mes të Entit të Statistikës të Kosovës  dhe të Eurostat-it, sidomos në aplikimin e standardeve evropiane dhe botërore të statistikave nga ESK-ja, tash e  tutje Kosova,  ngjashëm me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve potenciale për anëtarësim në BE, i dërgon të dhënat  statistikore në Eurostat, duke i respektuar të gjitha rekomandimet për transmetimin e statistikave zyrtare. 


Eurostat-i , pas grumbullimit të tyre, ato i publikon në ueb faqen e “Eurostat”-it. Meqë është një vëllim shumë i madh i të dhënave, “Eurostat-i” ka menduar të krijojë rrjetin,  që quhet “mbështetje përdoruesve” të statistikave të “Eurostat”-it, për të gjitha shtetet e BE-së dhe shtetet potenciale për anëtarësim.  Me këtë rast, zyrtarët përgjegjës të Entit të Statistikës të Kosovës, duke i promovuar statistikat e “Eurostat-it”, njëkohësisht i promovojnë edhe statistikat e Kosovës.


Zyrtarët e Teknologjisë Informative në ESK, në bashkëpunim me “Eurostat-in”, kanë krijuar një link, në ueb faqen e “Eurostat”-it, në të cilën qytetarët e BE-së mund të kyçen, duke klikuar mbi flamurin e Republikës së Kosovës për të kërkuar të dhënat e nevojshme që i disponojnë “Eurostat-i” dhe ESK-ja.  Të dhënat gjenden në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze.


Në e-mail mesazhe përgjigjet realizohen brenda 24 orëve, gjatë ditëve të punës.  Kërkesat për informacion shtesë, p.sh., informacion metodologjik, që duhet të merren nga Eurostat-i, realizohen brenda pesë ditëve.  Përdoruesit duhet të informohen në lidhje me vonesat e përfshira.

 

Nëpërmjet telefonit do të jepen menjëherë përgjigjet, kurse me anë të këtij kanali përgjigjja e dhënë do të dokumentohet mirë. 

 

Reagimet nga përdoruesit  do të përkthehen dhe dërgohen në Eurostat, në kuadër të raportit tremujor. Problemet në cilësinë e produkteve të “Eurostat-it” ose shërbimet do të raportohen menjëherë te ekipi qendror i “Eurostat”-it.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)