09 Maj 2024

Bullgaria e treta në botë për nga shpejtësia e internetit

Sofje, 21 shtator - Një studim i kompanisë Pando Networks, e cila është specializuar në studimin e shpejtësisë së lidhjeve të internetit në tokë, e klasifikoi Bullgarinë në vendin e tretë në botë për nga shpejtësia e shkarkimit nga interneti.

Para Bullgarisë janë vetëm Koreja e Jugut dhe Rumania, të cilat janë përkatësisht në vendin e parë dhe në atë të dytë.

Shpejtësia mesatare e shkarkimit në Korenë e Jugut është 2 202 kilobajtë në sekondë, gjersa në Rumani dhe Bullgari – përkatësisht 1909, 1611 kilobajtë në sekondë.

Befasisht, në studimin e kompanisë Pando Networks, SHBA-të janë klasifikuar në vendin e 26.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)