29 Prill 2024

BE kërkon nga rrejtet sociale mbrojtje të te miturve

Bruksel, 1 tetor - Komisioni Europian vlerëson se faqet e internetit të rrjeteve sociale mund të mbrojnë më mirë jetën private të të miturve, kryesisht ndaj ngacmimeve seksuale, sipas një raporti bërë publik sot mbi zbatimin e parimeve të BE-së për rrjete sociale më të sigurta.

Nga nëntë faqe sociale të analizuara, vetëm dy \"Habbo Hotel\" (botë virtuale) dhe \"XBox Live\" (lojëra), parashikojnë që profili i një përdoruesi të mitur të jetë i aksesueshëm vetëm për listën e tij \"miqtë\".

Në shtatë faqe të tjera të shqyrtuara nga Komisioni tregohet se shumë informacione personale janë të dukshme nga përdorues që nuk i përkasin listës \"miqtë\" të të miturit. Për pasojë këto mundësojnë identifikim.

Në gjashtë nga këto faqe, miqtë e miqve të një të mituri kanë direkt aksesd në profilin e tij dhe përdoruesit e paregjistruar mund të kenë akes në profilin e tij përmes blogut apo një fotografie publikuar nga ai vetë.

\"Të rinjtë i duan faqet sociale dhe përfitojnë shumë prej tyre, por shpesh nuk janë aq të ndërgjegjshëm për rreziqet që u kanosen, si për shembull ndaj kërkesave të të rriturve që mund të kenë qëllim ngacmimet seksuale\", nënvizon komisionerja për teknologjitë e reja, Neelie Kroes, në një deklaratë për shtyp.

\"Faqet e socializimit duhet ti marrin më seriozisht përgjegjësitë e tyre ndaj të rinjve\", shtoi ajo, duke kujtuar se ka ndërmend të trajtojë këto çështje këtë vit në kuadër të një strategjie globale që synon ta bëjë internetit më të sigurt për fëmijët.

Përveç \"Habbo Hotel\" dhe \"XBox Live\", faqet e analizuara në anketë ishin platforma e blogjeve të \"Skyrock\", faqja e fotove dhe videove \"YouTube\", \"Dailymotion\" dhe \"Flickr\", bota virtual \"Stardoll\" dhe platformat \"Windows Live\" dhe \"Yahoo! Pulse\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)