27 Prill 2024

BE, 100 milion njerëz nuk e kanë përdorur kurrë internetin

Bruksel, 15 dhjetor - Thuajse ¼ e popullsisë së Bashkimit Evropian – e cila është 500 milion – nuk ka përdorur asnjëherë internetin. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë se ka një ndryshim të madh mes vendeve lindore, veriore dhe lindore.

Më shumë se gjysma e popullsisë në Rumani dhe pak më pak se gjysma në Bullgari, Greqi, Qipro dhe Portugali nuk kanë akses interneti në shtëpi.

Edhe pse jeta në ditët e sotme duket e vështirë pa internet përsëri shumë qytetarë të BE-së hasin vështirësi për të pasur një shërbim të tillë.

Raporti thotë se 24% e personave nga mosha 16 deri në 74 në 27 vendet e BE-së nuk kanë përdorur kurrë internetin.

Vendi që ka përqindje më të ulët të eksesit në internet është Bullgaria me 45% ndërsa vendi që ka përqindjen më të lartë është Hollanda me 94%.

Gjithashtu vendet që kanë një përqindje të lartë të eksesit në internet janë Luksemburgu, Suedia dhe Danimarka, të cilat kanë një nivel mbi 90%. /albeu.com/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)