28 Prill 2024

Arrin versioni i ri i Google Maps

New York, 2 prill - Servisi më i mirënjohur për harta në internet Google Maps ka nxjerrë versionin e ri 6.5 me opsione të reja dhe pamje të shkëlqyer.

Google Maps këtë hartë të re e ka nxjerrë për android apo për të ashtuquajturit shfrytëzuesit e privilegjuar.

Harta e re është shumë e qartë dhe jep shumë detaje, duke pasur rrugë më të qarta dhe më të definuara si dhe kontrast më të madh të ngjyrave.

Google Maps e re përfshin edhe të folurit për destinacionet, kthesat djathtas dhe majtas, në rast se keni caktuar një pikë udhëtimi. Mund të zgjidhni udhëtimin me autobus dhe të kërkoni udhëtim nëpër rrugët me intensitet më të ulët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)