07 Maj 2024

Apple lanson IOS 5

New York, 13 tetor - Në treg është lansuar versioni më i ri i sistemit operativ të kompanisë “Apple”, IOS 5, transmetojnë mediat franceze.

Bëhet fjalë për versionin që posedon 200 novitete. IOS 5, ndër të tjera, mundëson sinkronizimin dhe ruajtjen wireless të të dhënave, qasje më të shpejtë të fotografive, sistemin për njohjen e zërit dhe shërbime tjera.

Lansimi i versionit të ri të aplikacionit “Facebook” për iPhone megjithatë nuk ka kaluar shumë me sukses. Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme, përdoruesit e iPhone përfundimisht kanë arritur ta marrin aplikacionin.

Një numër i madh i tyre, megjithatë , ka qenë i pakënaqur, pasi që është dashur të bëjë de-instalimin komplet për të mundur të nisë aplikacionin.

Në krahasim me websajtin, funksionet në aplikacion janë vendosur, ndërsa tri butonat e mëdha në krye të ekranit mundësojnë qasje në shënime dhe biseda të ndryshme, mundësojnë edhe pranimin e miqësisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)