18 Prill 2024

Aplikacioni “Ecë” zbarkon në Janjevë

Janjevë, 22 nëntor - Janjeva është një nga vendbanimet ku komuniteti kroat ka jetuar që nga shekulli i XIII. Kjo qytezë përfaqëson një shembull të Kosovës shumetnike ku komunitete të ndryshme jetojnë në paqe së bashku duke e bërë atë një përzgjedhje natyrale për Iniciativën e Historisë Gojore (OHI) për të shfaqur para publikut të gjerë Janjevën, vend ky që përmban një ndërthurje të objekteve osmane dhe shtëpive austro-hungareze , një lokalitet i lidhur me traditën e minierave.

Për të dokumentuar të paktën diçka nga historia e saj e pasur, Iniciativa për Histori Gojore, përmes projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, u përkushtua të hartojë vendet e trashëgimisë kulturore në Janjevë.

Gjatë gjashtë muajve të fundit, OHI hulumtoi dhe regjistroi intervista me histori gojore me anëtarët e komuniteteve të ndryshme, duke i vendosur ato në aplikacion i cili përmban hartat dhe tregimet që lidhen me jetën e njerëzve me prejardhje të ndryshme kulturore, duke u mundësuar përdoruesve të jashtëm të mësojnë rreth identitetit interesant kulturor dhe ekonomik të vendit dhe banorëve të tij.

Shtëpinë Muze të Shtjefën Gjeçovit, Kishën e Shën Nikollës, Xhaminë e Murad Bej-it dhe shtëpitë e familjeve Palić dhe Matić.

ShS Ambasadorja Danijela Barišić nga Ambasada Kroate, Z. Stefano Gnocchi, Këshilltar për Çështje Politike/Komunitete, i Përfaqësueses Speciale të BEOK/BE, Znj Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Shkëlzen Hajdini, Drejtor për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Lipjanit, Znj. Erëmirë Krasniqi, Drejtoreshë, Iniciativa për Histori Gojore, partnerë, kontribues dhe qytetarë ishin të pranishëm në këtë ngjarje.

Ashtu si aplikacioni Prishtina Ecë, kjo është një qasje krejt unike dhe inovative për të siguruar mbrojtjen dhe dokumentimin e vlerave kulturore.

Aplikacioni mobil Janjeva Ecë është pjesë e projektit projektit të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë kulturore”, financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP).

Aplikacioni mund të shkarkohet nga lidhjet e mëposhtme për produktet Android dhe Apple:

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)