06 Maj 2024

Anonymous publikojnë përgjimet e FBI

Londër, 4 shkurt - Rrjeti i hakersave Anonymous ka publikuar një regjistrim të një bisede mes FBI-së dhe policisë britanike, gjatë së cilës ata bisedojnë për përpjekjet që duhen bërë për të luftuar hakersat.

Telefonata, që mendohet se është zhvilluar muajin e shkuar, flet për gjurmimin që po u bëhet Anonymous, arrestimet e planifikuara dhe të tjera detaje.

BBC thotë se Anonymous kanë publikuar edhe email-et e mesa duket të atyre që kanë marrë pjesë në bisedë.

Një korrespondent i BBC thotë se regjistrimi i konferencës-telefonike dhe publikimi i saj janë një turp për detektivët. FBI konfirmon përgjimin e thotë se ka nisur punën për gjetjen e personave përgjegjës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)