19 Maj 2024

Anija Shenzhou-9 me 3 astronautë në bord u kthye në Tokë

Pekin, 30 qershor - Anija kineze e hapësirës Shenzhou-9 me 3 astronautë në bord u kthye në Tokë, pas një misioni të suksesshëm gjatë të cilit u ankorua në  mënyrë mekanike me një modulë orbitale të stacionit të hapësirës.

Të tre astronautët, mes tyre edhe një grua, femra e parë astronaute e Kinës, zbritën sot shëndoshë e mirë në rajonin fushor të Mongolisë.

Gjatë misionit prej rreth dy javësh, ekuipazhi kreu ankorime automatike dhe mekanike, si dhe disa eksperimente në modulën e laboratorit hapësinor Tiangong.

Ankorimi mekanik është i nevojshëm në procesin e ndërtimit të një stacioni hapësinor, që Kina synon ta realizojë deri në vitin 2020.

Ekipet e shpëtimit u mbodhon menjëherë rreth kapsulës, ndërsa televizionet e transmetuan drejtpërdrejt momentin e zbritjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)