29 Prill 2024

Amazon sfidon Apple

New York, 28 shtator - Amazon i bën sfidë I-Pad dhe të gjithë kompjuterave-blloqe me qëllimin e vetëm për të mposhtur kompaninë rivale Apple.

Quhet Kindle Fire, i cili ndihmon në leximin e librave online. Kushton 199 dollarë më pak se gjysma e I-Pad që shitet në Shtetet e Bashkuara për 499 dollarë.

Në prezantimin e tij, Drejtori i Amazon.com tha se këto janë produkte të një cilësie të lartë me cmime konkuruese. Cmimi prej 199 dollarësh ndikoi në rritjen e vlerës së aksioneve të kompanisë në Wall Street.

Por sfida nuk do të jetë vetëm cmimi. Kindle Fire ka një ekran 7 polsh, dhe jo 9.5 sa ai I-Pad. Synimi i Amazon ishte krijimi i një objekti të manovrueshëm, që nuk krijon vështirësi në mbajtje.  

Fire ka një opsion për të memorizuar të dhenat, mund të lidhet me Wi-Fi, nuk ka foto apo videokamera. Ai mund të ruajë 11 mijë filma apo programe televizive dhe rreth 17 mijë këngë.

Pra është një bllok elektronik që përdor sistemin operativ Android të Google për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë nje aparat të thjeshtë, me pak funksione.

Qëllimi i Amazon është raporti cilësi-cmim. Sipas analistëve mund të shndërrohet në një element i rëndësishëm në tregun e  blloqeve elektrike.

Konkurentët e tjerë, mes të cilëve, Samsung, Motorola dhe Blackberry nuk kanë mundur të mposhtin Apple, sa i takon shitjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)