27 Prill 2024

Aksionarët e Apple shpërblehen për besnikërinë

New York, 29 mars - Kur Anton Marinovich mbushi 18 vjeç, gjyshja e tij i dhuroi 1 mijë dollarë me kushtin që ti investonte në bursë. Ai zgjodhi kompaninë Apple Inc. Shtatëmbëdhjetë vjet më vonë, investimi i tij tashmë vlen 240 mijë dollarë dhe i sjell atij rreth 1 mijë dollarë fitime çdo tre muaj.

“Është shumë bukur,” thotë Marinovich. “Kam dëgjuar për shumë njerëz në Silicon Valley që përballen me një fat të madh por nuk e mendoja kurrë se do të më ndodhte edhe mua.”

Gjatë vitit të fundit aksionet e Apple u rritën në vlerë me 77 % ndërsa për aksionerët fillestarë, kjo kompani është tashmë një kult.

Marinovich së bashku me të fejuarën e vet posedojnë dy iPhones, dy MacBooks, një iPad dhe 400 aksione të Apple.

Shumë aksionarë besnikë i blenë aksionet vite më parë, kur ato kushtonin pak dollarë. Ata i mbajtën aksionet falë dashurisë që kishin për kompaninë dhe produktet e saj, por tashmë po shpërblehen nga çmimi aktual i aksioneve që është rreth 600 dollarë copa dhe nga paratë e thata të kompanisë që arrijnë në mbi 100 miliardë dollarë.

Disa dhjetëra aksionarë individualë të Apple të intervistuar nga Reuters thonë se po i shpenzojnë paratë në pushime të shtrenjta. Praktikisht asnjëri prej tyre nuk ka në plan t’i shesë aksionet tani shpejt, transmeton BW.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)