07 Maj 2024

42 për qind e iPhoneve përdoren me ekran të thyer

New York, 7 shkurt - Iphone, dihet që krahas funksionit të tij si celular është dhe një objekt i bukur dhe i modës, por diçka e tillë me sa duket zgjat shumë pak.

42 për qind  e këtyre smartphonëve faktikisht gjejnë përdorim, por me ekranin e tyre të dëmtuar.

Diçka e tillë të paktën është e vërtetë për Mbretërinë e Bashkuar, që me sa duket kanë një marrëdhënie jo të mirë me telefonat, kjo duke parë që 855 mijë të tillë humbasin gjatë një viti.

Një përqindje kaq e lartë e përdorimit të iPhonëve edhe me ekran të dëmtuar vjen dhe nga fakti se janë të shumta ata persona që refuzojnë ta riparojë, kjo dhe në rast se një shërbim i tillë u ofrohet pa pagesë.

Shumica e incidenteve tek iPhone u ndodh përdoruesve të rinj, ku sondazhi provon se zakonisht telefonat u prishen gjatë tre muajve të parë të përdorimit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)