Zyra e BE-së inauguron fushën e futbollit në Gjilan

Gjilan, 23 shkurt - Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë do të inaugurojë sot fushën e futbollit në komunën e Gjilanit.
Ky projekt në vlerë prej 700,000.00 eurosh financohet përmes fondeve të IPA-s.
Kjo fushë e futbollit është sipas standardeve të FIFA-s për fushat trajnuese në madhësi 115 me 78 metra, duke ofruar edhe objekte moderne shërbimi, zona rekreative, zhveshtore, toalete, salla për fizioterapeutë si dhe objekte të jashtme, si zonat e parkimit, rrethojat dhe ndriçimin.