27 Prill 2024

Sergio Busquets i bashkohet Inter Miamit

New York, 17 korrik - Klubi amerikan Inter Miami ka bërë të ditur se  futbollisti legjendar spanjoll Sergio Busquets i është bashkua ekipit.

Mesfushori 35-vjeçar do të qëndrojë me skuadrën e ligës së parë amerikane “MLS” për dy vjet.

“Kjo është një mundësi e veçantë dhe emocionuese që jam shumë i emocionuar ta shfrytëzoj. Mezi po pres këtë hap tjetër në karrierën time me Inter Miamin”, ka thënë Busquets.

“Më bëri përshtypje klubi kur erdha me Barcelonën vitin e kaluar, dhe tani jam i lumtur dhe i gatshëm ta përfaqësoj vetë klubin. Mezi pres të ndihmoj për të sjellë suksesin për të cilin përpiqet ky klub ambicioz”, ka shtuar ai.

Busquets ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s dhe nëntë tituj të La Ligës spanjolle gjatë 20 viteve të tij me Barcelonën.

Busquets është fituesi i Kupës së Botës 2010 me Spanjën. Ai ka shënuar dy herë në 143 paraqitjet e tij për kombëtaren spanjolle.

Klubi amerikan Inter Miami së fundmi nënshkroi me ish-bashkëlojtarin e Busquetsit nga Barcelona, superyllin argjentinas Lionel Messi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)