Zidane i kërkon Ronaldos që të mos largohet

Sipas Marca, që nuk citonte asnjë burim, tekniku francez ka ndërprerë pushimet e tij në Itali për të komunikuar me Ronaldon në Rusi për tu bindur nëse ai do të largohet vërtet nga Spanja për arsye të akuzave për evazion fiskal.
Zidane, thekson gazeta, ka deklaruar se Real Madridi është një ekip që fiton falë atij.
Marca shkruan gjithashtu se CR7 ka marrë gjithashtu një telefonatë nga kapiteni i Realit, Sergio Ramos, i cili ka tentuar për ta bindur që të mos largohet.
Ronaldo është shprehur se atij i ka munguar mbështetja e klubit në këtë çështje gjyqësore, sipas gazetës sportive portugeze A Bola.