Zgjidhen sportistët e vitit për 2015 në Komunën e Prishtinës

Prishtinë, 27 dhjetor - Mbrëmë, në ambientet e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës, nën organizimin e Drejtorisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet për sportistët më të mirë për vitin 2015, në Komunën e Prishtinës.
Një fjalë rasti në këtë manifestim e mbajti Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se në vitin 2015 Komuna e Prishtinës ka shtuar subvencionet për sportin, për një herë e gjysmë në krahasim me vitin 2014, nga 100 mijë euro në 250 mijë.
Ai i përgëzoi si sportistët, poashtu edhe klubet për mundin e dhënë në kushte relativisht të vështira, e veçanërisht përgëzoi klubin e basketbollit Sigal Prishtina, për suksesin e tyre, fitues të Ligës Ballkanike, të cilin Ahmeti e quajti suksesin e parë të pas luftës në karakterin ndërkombëtar të garave të klubeve.
Sportistët më të mirë për vitin 2015 në Komunën e Prishtinës u zgjodhën me rradhë nga vendi i 10-të:
Ridvan Vllasaliu Kikboks
Njomza Kelmendi Hendboll
Rita Zeqiri Not
Zerina Shatri Basketboll
Qendresa Krasniqi Futboll
Shend Kelmendi Futboll
Diellza Dragusha Karate
Donjeta Sadiku Boks
Alvin Karaqi Karate
Dardan Berisha Basketboll (Sportisti më i mirë i vitit).
Mirënjohje të veçanta u ndanë edhe për kategori të tjëra, si Pedagogë më të mirë sportiv,(Luljeta Shala, Betim Sylejmani), Punëtori sportiv i vitit (Florian Myftari), Trajneri sportiv i vitit (Taip Kabashi), Gjyqtari (Faton Kurshumliu), Simpatizuesit (Plisat), Shpresat (Rinor Peci, Malësor Ajeti, Era Janjeva, Eda Zeqiri dhe Patriot Behrami).
Ndërkaq, për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit ndër vite në Prishtinë u nderuan: Fatmir Makolli (Boks), Blerim Vuniqi (Basketboll), Shqipe Bajçinca (Hendboll), Shqipe Zogiani (Karate) dhe Ahmet Beselica (Futboll).