Zanetti krenar me vitin 2010

Milano, 4 dhjetor - Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, thotë se viti 2010 ka qenë një prej viteve më të shkëlqyeshme në karrierën e tij.
Narazzurrët fituan tre tituj sezonin e kaluar, si dhe Superkupën e Italisë dhe Kupën Botërore të Klubeve këtë fillim sezoni, por u ndanë nga trajneri Rafa Benitez për të sjellë Leonardon në prag të fundit të vitit.
Për të gjithë ne, viti i cili kaloi gjithmonë do të jetë i paharrueshëm. Jam shumë krenar dhe mendoj se familja Inter e ka merituar këtë moment. Kam pasur privilegjin ti ngre të pesë trofetë si kapiten dhe përfaqësues i ekipit.
Secili trofe ka qenë i veçantë, por po e nënvizoj Ligën e Kampionëve dhe Kupën Botërore të Klubeve, pasi Interi nuk i ka fituar ato një kohë të gjatë. Duke fituar, ne u futëm në librin e historisë, ngjashëm si Grande Inter i viteve 1960-ta, ka thënë Zaneti për Inter Channel.