04 Maj 2024

Xavi: Messi është më i mirë se sa Maradona

Barcelonë, 3 nëntor - Futbollisti spanjoll i Barcelonës ka folur për faqen zyrtare të FIFA-s në internet. Ai është përqendruar edhe për bashkëlojtarin e tij nga Argjentina, Lionel Messi i cili tani konsiderohet si futbollisti më i mirë në botë. Por, Xavi në mendimin e tij e vlerëson edhe më shumë këtë futbollist.

“Mendoj se ai është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Është më i mirë se sa ka qenë Diego Maradona në ditët e tij më të mira. Një lojtar i tillë lindet në çdo 50 vite, kështu që do të shkojnë edhe shumë vite që të lindë një Messi i ri. Kurse Messi do të jetë edhe më i mirë në ditët e ardhshme”, tha Xavi.

Ardhja e Jose Mourinhos në radhët e Real Madridit e ka ashpërsuar edhe më shumë luftën me Barcelonën në Primera Division.

“Nuk jam ithtarë i luftës me fjalë, dhe nuk do të them asgjë për kundërshtarët tanë të cilët i respektoj. Lufta le të bëhet në fushën e futbollit. Çdo deklaratë e Mourinhos na motivon më shumë neve”, tha Xavi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)