28 Prill 2024

West Hami kërkon Beckhamin dhe Ronaldinhon

Londër, 26 korrik - West Hami ka ndezur motorët për të shokuar gjithë botën e futbollit me kërkesat e fundit në tregun e transferimeve, ndërsa emrat të cilat lakohen me një kalim në Ligën Premier janë David Beckham i La Galaxy dhe Ronaldinho i Milanit.

Sipas The People, për West Hamin nuk do të ishte problem mbulimi i kërkesave të larta financiare të Ronaldinhos, në kohën kur ky i fundit gjendet në udhëkryq dhe nuk e di nëse duhet të qëndrojë te Milani, apo të largohet, përkundër mbështetjes së fuqishme të Silvio Berlusconit.

Nga ana tjetër bashkëpronari i West Hamit, David Gold, ka thënë për Sunday Express, se ai dëshiron ta shohë David Beckhamin te West Hami, në mënyrë që ta udhëheqë revolucionin e Çekanëve pas hyrjes në stadiumin olimpik në vitin 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)