09 Maj 2025

Viti 2015, i suksesshëm për sportin e Kosovës

Prishtinë, 31 dhjetor - Në kuadër të takimeve përmbyllëse të vitit që po lëmë, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala priti në takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin diskutoi për të arriturat e sportit kosovar gjatë vitit 2015 si dhe përgatitjet e nevojshme dhe sfidat që na presin gjatë vitit 2016.

Në takim, theks të veçantë iu kushtua pjesëmarrjes dhe përgatitjeve për garat ndërkombëtare, posaçërisht Lojërave Olimpike “RIO 2016”.
 
Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për avancimin e infrastrukturës ligjore sportive. Komiteti Olimpik ka përgatitur Draft dokumentin për kategorizimin e sporteve dhe sportistëve, i cili pritet që të marrë formën finale vitin që vjen.

Ministri Shala tha se MKRS edhe në vitin tjetër do ta përkrah KOK-un dhe në përgjithësi zhvillimin dhe masivizimin e sportit në Kosovë sidomos duke u fokusuar në konkurrencë e cilësi.
 
Në këtë takim, vlerësim i përbashkët për vitin 2015 ishte suksesi dhe ndërkombëtarizimi i sportit kosovar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)