19 Prill 2024

Vankuver: Hokeisti sllovak "thyen" kokën në akull

Vankuver, 25 shkurt - Hokeisti sllovak Lubosh Barteçko, u përplas me kokë në akull gjatë ndeshjes në hokej mbi akull në Lojërat Olimpike Dimërore, në mes Sllovakisë dhe Norvegjisë.

Lëndimi pasoi pas goditjes me bërryl nga hokeisti norvegjez Ole Kristijan Tolefsen. Barteçko fillimisht humbi helmetën mbrojtëse dhe pastaj u përplas me kokë në akull, duke marrë një plagë të madhe në kokë.

Për shkak të gjakderdhjes dhe pas ndihmës së parë që iu dha, Lubosh Barteçko u dërgua në spital. Mjekët pas intervenimit konstatuan se gjendja e hokeistit sllovak është “stabile”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)