28 Prill 2024

Van der Sar mohon spekulimet për pensionim

Manchester, 10 tetor - Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, i ka mohuar spekulimet të cilat thonë se ai do të pensionohet në fund të sezonit.

Më herët gjatë javës u tha se Van der Sar me siguri do të pensionohet në fund të sezonit. Megjithatë 39-vjeçari i ka mohuar këto spekulime, duke thënë se vendimi rreth të ardhmes së tij do të vijë vetëm në fund të sezonit.

“Këto janë krejtësisht të pavërteta. Nuk e di se prej ka vijnë këto tregime, por janë budallallëqe. Nuk e di nëse do të ndaloj ose do të vazhdoj me futboll pas fundit të sezonit. Tash nuk mendoj për këtë temë. Madje kah fund të sezonit do të marr vendim. Për momentin fokusimi im është vetëm te United”, ka thënë Van der Sar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)