United rikthehet në Ligën e Kampionëve

Manchester, 27 gusht - Manchester United është rikthyer në Ligën e Kampionëve pas një viti mungesë në garën më të fortë evropiane.
Djelmoshat e Louis van Gaalit me lehtësi mposhtën Club Brugge duke realizuar 4 gola ndaj ekipit belg, rezultati i pergjithshem 7-1.
Në ndeshjen e dytë të plejofit për Champions shkëlqeu kapiteni Wayne Rooney duke realizuar hat-trick ndërsa një gol realizoi Ander Herrera.
Rooney realizoi në minutat 20, 49,57 kurse mesfushori spanjoll shënoi gol në minutën e 63-të.
Në pjesën e parë luajti edhe mesfushori shqiptar Adnan Januzaj, i cili në fillim të pjesës së dytë u zëvendësua nga Bastian Schweinsteiger.