United pasurohet nga Liga e Kampioneve

Manchester, 18 gusht - Klubet europiane kanë përfituar para të majme nga pjesëmarrja në garat europiane, sezonin që shkoi. UEFA e ka publikuar distribucionin financiar të të ardhurave për secilin ekip.
UEFA njofton se në Ligën e Kampionëve janë shpërndarë 754 milion euro, kurse në Europa League, 150 milion euro.
Nënkampioni i Ligës së Kampionëve, Manchester United përfitoi më së shumti sezonin që shkoi. Arritja deri në finale të këtij kompeticioni e pasuroi kampionin anglez për 53,197 milionë euro.
I dyti është kampioni europian, Barcelona, i cili përfitoi afërsisht 51 milion euro, i ndjekur nga Chelsea, 44,523,000.
Në Europa League, më së shumti përfitoi Villarreali, 9,048,112. Ndërsa, fituesi i kësaj kupe, Porto, u pasurua me 7,837,000.
Përfitimet e ekipeve në Ligën e Kampionëve:
1. Manchester United: 53,197,000 euro
2. Barcelona: 51,025,000 euro
3. Chelsea: 44,523,000 euro
4. Schalke: 39,750,000 euro
5. Real Madrid: 39,288,000 euro
Përfitimet e ekipeve në Europa League:
1. Villarreal: 9,048,112 euro
2. Porto: 7,837,046 euro
3. Liverpool: 6,131,224 euro
4. Stuttgart: 5,593,831 euro
5. Braga: 4,528,000 euro