29 Prill 2024

United ka mbi 3 milionë fansa në Facebook

Manchester, 8 tetor - Manchester United ka tejkaluar shifrën e 3 milionë \'fansave\' në faqen sociale Facebook.

Manchester united tashmë ka mbledhur më shumë se 3 milionë fansa në Facebook që kur është lancuar, duke i bërë \"Djajtë e Kuq\" ekipin më të ndjekur Anglez në këtë faqe sociale, bën të ditur Sportingintelligence.com.

Fansat e United që ndjekin klubin në Facebook vazhdojnë të shtohet, me rreth 500 mijë anëtarë të rinj që vendosin t\'i bashkohen radhës së fansave çdo muaj.

\"Kjo edhe një herë nxjerr në pah bazën e gjerë globale të fansave. Nëse shikojmë shtrirjen e fansave tonë, do të shohim se ata janë gjithandej, nga Stretford deri në Singapor, Santiago, duke treguar fuqinë joshëse të United\", ka thënë zëdhënësi i klubit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)