United dhe Arsenal në luftë për Gotzen

Manchester, 7 shtator - Pas dështimit të transferimit të Sneijder tani United është futur në garë për mesfushorin e Dortmundit, i cili është duke shkëlqyer dhe duke u bërë ndër mesfushorët më të mirë në botë Mario Gotze.
Arsenali po ashtu ishte qe një kohë mjaft të gjatë i interesuar për lojtarin por tani gara mes dy gjigandëve anglez pritet të fillojë edhe zyrtarisht.
Ashtu siç shkruajnë mediat angleze Janari do të jetë muaji ku do të zgjidhet çështja Gotze lojtar ky që nga klubi i tij aktual shpallet si i pashitshëm.