09 Maj 2025

UEFA shqyrton vitin e ardhshëm kërkesën e Kosovës për anëtarësim

Gjenevë, 18 shtator - Kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës për anëtarësim në UEFA, do të shqyrtohet në asamblenë e zakonshme të këtij organizmi që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Me këtë përfundim ka dalë Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit europian që po zhvillon punimet në Maltë.

Federata të ndryshme të sportit në Kosovë janë njohur ndërkombëtarisht dhe në lojërat e Bakusë, në Azerbajxhan Kosova u përfaqësua me atletët e vet. Por, në futboll gjithçka kërkesat e FFK-së janë shtyrë njëra pas tjetrës.

Në muajin shkurt u përfol se Kosova do të pranohej anëtare e UEFA-s në muajin qershor, më pas u shty për në tetor dhe ky vendim i Komitetit Ekzekutiv që pranoi që kërkesa të shqyrtohet nga Asambleja e Zakonshme që mbahet vitin e ardhshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)