04 Maj 2024

UEFA edhe zyrtarisht heton Realin

Paris, 26 nëntor - UEFA ka konfirmuar në faqen zyrtare se do të hapë dosje disiplinore ndaj Real Madridit për sjellje jo të mirë të lojtarëve në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ajaxit të martën.

Bëhet fjalë për dy kartonët e kuq të marrë nga Xabi Alonso dhe Sergio Ramos në minutat përfundimtare të sfidës, kjo me arsye për zvarritje të lojës pranë rezultatit 4-0.

Mendohet se lojtarët e Realit e bënë këtë pasi u urdhëruan nga trajneri Mourinho për të shmangur mungesën në fazën e eliminimit direkt.

Lojtarët e përfshirë në këtë incident e mohojnë gabimin, por ka mjaft raste nga e kaluara ku janë dënuar lojtarë të cilët morën qëllimisht kartonë të verdhë për të qenë të pastër për fazën e eliminimit direkt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)