02 Prill 2023

UEFA 2016 - Franca, Italia dhe Turqia kandidat për KE 2016

Paris, 9 shkurt - Kandidat për organizimin e EURO 2016 në futboll janë Franca, Italia  dhe Turqia. Këtë lajm sot e bëri të ditur UEFA.

Përfaqësuesit e këtyre tri shteteve, kandidaturën e tyre do të bëjnë zyrtare të hënën më 15 shkurt, kur në selinë e UEFA-së në Nion, në një ceremoni zyrtare do të dorëzojnë edhe aplikimet e tyre për të qenë kandidat të mundshëm për organizimin e këtij evropiani.

Vendimin për vendin organizator të EURO 2016, UEFA do ta merë më 25 maj në Gjenevë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)