Tottenhamit i gatshëm ti ofrojë 38 milionë euro për Hulk

Londër, 11 gusht - Tottenham Hotspur po e përgatit terrenin për transferimin e sulmuesit të Portos, Hulk.
Klubi londinez është i gatshëm ti ofrojë 38 milionë euro për futbollistin brazilian, i cili shkëlqeu me Porton në Portugali dhe në Europa League, sezonin që shkoi.
Chelsea e Manchester City po ashtu e kanë shprehur interesimin për 25 vjeçarin. Sipas tabloidit britanik, The Daily Mail, menaxheri i Spurs, Harry Redknapp e ka Hulkun objektiv primar për sulmin e tij.
Klauzola e shkëputjes së kontratës së brazilianit është 90 milionë euro, por oferta e Hotspur mund të bëjë që Porto ta lë atë të largohet.