01 Prill 2023

Tottenham zgjat kontratën e portierit Hugo Lloris deri në vitin 2024

Londër, 25 janar - Klubi i futbollit i Premierligës angleze ka njoftuar se Tottenham Hotspur zgjati kontratën e portierit francez Hugo Lloris deri në vitin 2024.

“Ndihem shumë i lumtur, pa dyshim për mua, por edhe për familjen time, që zgjata qëndrimin tim në Londër dhe te Spurs për dy vitet e ardhshme... Ndiej se është një privilegj të luaj futboll për një klub kaq të madh si Spurs”, ka thënë kapiteni Lloris, sipas faqes zyrtare të klubit.

Lloris, 35 vjeç, është lojtari që ka bërë më shumë paraqitje në Premierligë për Tottenham-in me 317 ndeshje.

Ai është gjithashtu lojtari i dytë francez me më shumë paraqitje me 136 ndeshje, pas mbrojtësit legjendar Lilian Thuram, i cili ka 142 paraqitje për Francën.

Lloris mban gjithashtu rekordin për më shumë ndeshje si kapiten me Francën, me 108.

Ai fitoi Kupën e Botës FIFA 2018 dhe Ligën e Kombeve UEFA 2021 me kombëtaren franceze.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)