05 Maj 2024

Toti gjobitet me 10 mijë euro

Romë, 12 tetor - 10.000 euro gjobë për Totin dhe 10.000 mijë euro për skuadrën e Romës. 


Këto kanë qenë masat ndëshkuese që ka marrë Federata Italiane e Futbollit për deklaratat e bëra nga kapiteni verdhekuq korrikun e kaluar.

“Interi na ka vjedhur dy kampionate”, kanë qenë fjalët e Totit.

 “Komisioni i disiplinës së Federatës Italiane, i drejtuar nga Serxhio Artiko, ka gjobitur me 10 mijë euro Françesko Totin, për shkak të deklaratave që lojtari i Romës ka bërë në 20 korrikun e kaluar, duke ngritur dyshime në lidhje me besueshmërinë e arbitrave dhe punën e tyre”, shkruhej në komunikatën për shtyp të Federatës Italiane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)