02 Maj 2024

Topi i Artë, spanjollët dominojnë kandidaturat

Madrid, 27 tetor -  Shtatë lojtarë nga kombëtarja e Spanjës, fituese e Kupës së Botës, janë në listën e pretendentëve për të fituar cmimin prestigjoz Topi i Artë.

Andres Iniesta, i cili shënoi golin në ndeshjen finale, është emëruar së bashku me tre kolegë që luajnë me të tek Barcelona, Xavi, Carles Puyol dhe David Villa.

Portieri i Realit të Madridit, Iker Casillas, Xabi Alonso dhe spanjolli i Arsenalit, Cesc Fabregas janë gjithashtu në listë.

Vendin e dytë për nga shumica e zënë lojtarët e kombëtares gjermane, me Miroslav Klose, Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger, Thomas Muller dhe Mesut Ozil.

Në listë nuk mungojnë as emra të tjerë të mirënjohur si Didier Drogba, portugezi Cristiano Ronaldo, argjentinasi Lionel Messi, etj, ndërkohë që bie në sy mungesa e yjeve anglezë dhe italianë.

Ndërsa mes trajnerëve spikasin ai i Arsenalit, Arsene Wenger, ish-trajneri i Interit Jose Mourinho, ai i Celsit Carlo Anceloti, Sir Alex Ferguson, etj.
Ja dhe lista e plotë me lojtarët dhe trajnerët pretendentë:

Lojtarët: Xabi Alonso (Spanjë), Daniel Alves (Brazil), Iker Casillas (Spanjë), Cristiano Ronaldo (Portugali), Didier Drogba (Bregu i Fildishtë), Samuel Eto'o (Kamerun), Cesc Fabregas (Spanjë), Diego Forlan (Uruguaj), Asamoah Gyan (Gana), Andres Iniesta (Spanjë), Julio Cesar (Brazil), Miroslav Klose (Gjermani), Philipp Lahm (Gjermani), Maicon (Brazil), Lionel Messi (Argjentinë), Thomas Muller (Gjermani), Mesut Ozil (Gjermani), Carles Puyol (Spanjë), Arjen Robben (Holandë), Bastian Schweinsteiger (Gjermani), Wesley Sneijder (Holandë), David Villa (Spanjë) dhe Xavi (Spanjë).

Trajnerët: Carlo Ancelotti (Celsi), Vicente del Bosque (Spanjë), Sir Alex Ferguson (Mancester UTD), Pep Guardiola (FC Barcelona), Joachim Loew (Gjermani), Jose Mourinho (Inter/Real Madrid), Oscar Tabarez (Uruguaj), Louis Van Gaal (Bajern i Mynihut), Bert van Marwijk (Holandë) dhe Arsene Wenger (Arsenal).

Vendimet përfundimtare do të bëhen nga kapitenët dhe trajnerët e të gjitha kombëtareve të futbollit, si dhe nga përfaqësuesit e mediave ndërkombëtare të zgjedhur nga revista “France Football”. Fituesi do të zbulohet në Zyrih më 10 janar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)