03 Maj 2024

Top 10 futbollistët që bëjnë aksidente me vetura!

Manchester , 31 tetor - Edhe futbollist edhe me vetura të shtrenjta, të dyja nuk shkojnë bashkë! Fitojnë miliona dhe voziten me veturat më të shtrenjta edhe pse gjysma prej tyre s’kanë lidhje me vozitjen.

Të uleni në një automobil që ka mbi 300 kuaj fuqi, diçka duhet të dini, përveç se ku është frigoriferi për pije të ftohta dhe DVD për muzikë e filma. Kjo sidomos ka të bëjë për futbollistët e Manchester Unitedit. 

Ronaldo shkatërron veturën në tunel

Duke luajtur për Manchester Unitedin, tani futbollisti më i shtrenjtë në botë, portugezi Cristiano Ronaldo ka shkatërruar Ferrarin 599 GTB duke shkuar në stërvitje. Portieri Van der Sar e kishte tejkaluar dhe kjo e kishte nxitur Ronaldon për të vozitur shpejt. Por, me Ronaldon veç se fillon shou i futbollistëve të Manchesterit të cilët kanë probleme me vozitjen. 

Anderson i shpëtoi vdekjes

Braziliani Anderson, gjithashtu futbollist i Manchester Unitedit, kishte shkatërruar veturën e shtrenjtë Audi R8. Fatmirësisht atë e tërhoqën nga vetura pa vetëdije, para se ajo të shpërthejë në ajër. 

Rooney – Rreziku i përgjithshëm në rrugë

Vjen radha e Rooneyt. Maestro i futbollit ka shkatërruar tre vetura luksoze, kurse pak çaste e kanë ndarë atë nga shkatërrimi i veturës së katërt. Rooney, i cili pak më parë e vazhdoi kontratën me Manchester Unitedin, ka dëmtuar plotësisht një veturë Aston martin, një Range Rover dhe një Cadillac escalade. Për pak sa nuk e ka dëmtuar edhe Lamborghini Gallardo duke vozitur në anën e kundërt të korsisë. Nuk është asgjë e çuditshme pasi Rooney nuk është anglez. 

Bendtner përplaset në pemë

Nuk jan larg as lojtarët e Arsenalit nga kolegët e tyre nga Unitedi. Nicklas Bendtner duke shkuar në stërvitje është përplasur me veturën e tij Aston Martin të vlefshme 170 mijë euro në një pemë.

Pennant përfundon në burg

Futbollisti i Arsenalit, Jermaine Pennant ka pirë pak dhe është përplasur me veturën e tij luksoze Mercedes në një shtyllë. Nuk ka pasur as sigurim, kurse kishte përfunduar në burg. Ka mbetur pas grilave për një muaj të plotë. 

Ian Wright ka “fluturuar” jashtë rrugës

Legjenda tjetër e Arsensalit Ian Wright ka paguar mbi 35 mijë euro gjoba me Ferrarin e tij 360 Spyder në vitin 2004. 

Benzema shkatërron Lamborghinin

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema këshilla për vozitje sigurisht nuk kërkon nga Cristiano Ronaldo. Benzema pardje ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar Laborghinin Gallardo me ngjyrë të verdhë.

Hamann ka ikur nga vendi i aksidentit

Legjenda e Liverpoolit, Dietmar Hammann në vititn 2006 me Porshenë e tij është futur në një gardh në Manchester. Pastaj ka ikur. Policia e ka kapur pas disa kilometrave duke ikur i veshur me veshje klasike. E kanë pyetur pse vrapon, kurse ai iu është përgjigjur se ka pirë alkool dhe nuk guzon të vozisë. E kanë zbuluar dhe ia kanë ndaluar të drejtën për të vozitur për 6 muaj. 

Balotelli ende s’është mësuar me vozitje në të djathtë

Mario Balotelli nga Interi kaloi te Manchester City gjatë kësaj vere. Vetëm pas një jave në Angli ka shkatërruar veturën e tij Audi R8. 

Maradona ka ikur nga spitali për rehabilitim

Duke vozitur një Jeep në Kubë, Maradona është përplasur në një autobus turistik. Askush nuk ishte lënduar, kurse Diegon e kishin lëshuar të kthehet në klinikën për rehabilitim nga varshmëria e drogës, por ia kanë marrë çelësat e veturës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)