05 Maj 2024

Tifozët serbë dëbohen për 10 vjet nga Italia

Romë, 15 tetor - Tifozët serbë që shkaktuan trazira në stadiumin e Xhenovës nuk do të mund të kthehen në Itali të paktën për 10 vjet.

Sipas drejtorit të policisë italiane, Antonio Manganelli, 35 serbët e denoncuar janë dëbuar nga vendi të shoqëruar nga policia deri në kufi, pasi konsiderohen si persona të rrezikshëm për sigurinë publike.

Të njëjtin fat do të kenë edhe 17 serbët e arrestuar kur të dalin nga burgu, ka bërë të ditur Manganelli.

Ndërkohë, serbët e arrestuar do të dalin nesër përpara prokurorëve dhe trupit gjykues, të cilët në ambjentet e burgut do të japin masën e arrestit.

Prokurorët, vendimi i të cilëve lejon thellimin e hetimeve, kanë hipotizuar akuza për vepra të ndryshme penale që shkojnë nga shkaktimi i dëmeve deri tek shkelja e normave të rendit publik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)