The Guardian: Messi futbollisti më i mirë në botë

Londër, 25 dhjetor - Për të dytën herë, futbollisti Lionel Messi është zgjedhur nga gazeta britanike The Guardian, si futbollisti më i mirë në botë për vitin 2015.
Kështu, numri 10 i Barcelonës, i cili e ka fituar çmimin e The Guardian edhe në vitin 2013, grumbulloi 4873 pikë nga 123 pjesëtarët e jurisë, duke lënë pas Cristiano Ronaldon (4620) dhe Neymarin (4582).
Ndërkohë, më vend të katërt doli Luis Suarez, duke plotësuar kështu treshen sulmuese të katalanasve në pesëshen e parë. Ajo që bie në sy është ngritja e polakut Robert Lewandowski, i cili renditet i pesti dhe ka një përmirësim prej 25 vendesh nga viti i kaluar.