19 Prill 2024

Terry: Arsenali mund të fitojë Ligën Premier

Londër, 27 mars - Mbrojtësi i Chelseat, John Terry, ua ka tërhequrvërejtjen skuadrave të mëdha që të llogarisin si pretendent serioz përtitull skuadrën e Arsenalit në kohën kur gara për titull në LigënPremier është bërë më e ngushtë se kurrë.

Topçinjtë i kanë humbur të katër takimet ndaj Chelseat dhe ManchesterUnitedit këtë sezon, por sot ata janë shumë pranë stolisjes me titullin ekampionit në Ligën Premier.

“Kur i mposhtëm ata në nëntor ne ishim 11 pikë larg tyre dhe unë nuk i llogarita ata si pretendentë për titull. Por, duhet të jemi të drejtë dhe të marrim në shqyrtim skuadrën e re dhe lëndimet. Ata janë kundërshtarë të vështirë për skuadra të vogla, sidomos në Emirates”.

“Është fushë aq e madhe dhe mënyra se si luajnë ata, ua vështirëson lojën ekipeve të vogla. Ndaj ekipeve të mëdha ndodh që të humbasin, porse dallimi në mënyrën e lojës nuk është dhe aq i madh”, tha Terry.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)