Të dielën në kryeqytetin e futbollit turneu tradicional!

Gjilan, 6 gusht - Kryetari i këshillit organizativ të turneut njëherit nënkryetar i bordit Besim Ismaili tregoi se KF.Drita do të përkujtoj edhe Presidentin e ndjerë Selami Osmanin (Bezi) në turneun tradicional Raci & Resh &Bezi, turne ky i cili organizohet nën patronantin e komunës së gjilanit në bashkpunim me klubin futbollistik Drita, ku do të marrin pjesë ekipe nga vendi KF.Gjilani, KF.Trepqa, dhe KF. Liria.
Kryetari i klubit Z.Ismajl Rashiti u shpreh i knaqur që është vendosur emri Selami Osmani përkrah dy figurave që dhanë shumë për sport siq janë Raci& Reshi.
Të kujtojmë se ish Presidenti i Dritës para dhe pas luftës ka kontribuar gjithqka qe ka patur afer vetes, tha Saqip Shala kryetari i bordit dhe bashkpuntori i Presidentit të ndjerë.
Zyrtari i lartë i klubit njëherit edhe djali i një ndër themeluesit të KF.Dritës Sedat Demush Pajaziti (Klaiqi) tha që e kemi obligim te përkrahim këte turne i nderojm të ndjerët, qytetin por edhe vetën.