Suarez fiton epitetin e lojtarit më të mirë në Premierligë

Liverpool, 28 prill - Luis Suarez ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë në Premierligë për këtë stinor. Sulmuesi i Liverpoolit fitoi në konkurrencë me Steven Gerrard, Yaya Toure e Eden Hazard.
Luis Suarez, lojtari më i mirë i vitit në Premierligë. Një epitet të të tillë, sulmuesit uruguaian ia dha Asociacioni i Futbollistëve në Angli.
Sulmuesi 27-vjeçar i Liverpoolit pati një rikthim të jashtëzakonshëm këtë stinor, ku pas pezullimit që mori për 10 ndeshje, u rikthye për të shënuar plot 30 gola në 31 paraqitje, teksa shtoi edhe 12 asistime, përcjell ESPN.
Suarez e fitoi këtë çmim në një konkurrencë të ngushtë me bashkëlojtarin e tij, Steven Gerrard, pastaj anëtarin e Manchester Cityt, Yaya Toure si dhe atë të Chelseat, Eden Hazard.
Ky çmim ka zbutur sadopak zhgënjimin e Suarezit, pas humbjes që Liverpooli e pësoi nga Chelsea në Anfield.