28 Prill 2024

Stekelenburg favorit për portën e United

Manchester, 12 shtator - Portieri i Ajaxit, Maarten Stekelenburg, është favoriti kryesor për të zëvëndësuar portierin veteran të Manchester United, Edwin Van der Saar, njofton "News of the World".

Stekelenburg që shkëlqeu gjatë Botërorit të sivjetëm, ka shfaqur paraqitje fantastike edhe në ndeshjen kualifikuese për Euro 2012 ndaj Finlandës, të cilën për së afërmi e shikuan dhe agjentët e Manchester United.

Portieri i Ajaxit tashmë e ka zëvëndësuar Van der Saarin në kombëtaren holandeze dhe me faktin që Van der Saar është në vitin e fundit të karrierës së tij, Stekelenburg mund të jetë fare pranë Djajve të Kuq.

Ferguson thuhet të ketë kërkuar ndihmën e vet Van der Saarit në kërkim të portierit të ri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)